Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Muhamet Rudari, Drejtor i Drejtoratit për Standardizim, Integrim dhe Promovim, u pensionua nga SHC i Kosovës këtë vit, në moshën që përcakton Ligji. Agjencia Kosovare për Standardizim (AKS), me pensionimin e Muhametit, është varfëruar për një punëtorë administrativ të kujdesshëm, dhe një Udhëheqës me energji akoma të pashpenzuara (siç ndodh rrallë në moshë të tillë) duke lënë vetëm përshtypje të mira te kolegët dhe administrata me të cilën kaloi vitet e para pensionimit. Vitet e fundit të angazhimit të tij profesional, Muhameti i kaloi në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, nëpër pozita të ndryshme (Drejtor i Departamentit të Industrisë, Udhëheqësi i Drejtoratit për Standardizim dhe promovime e integrime, si dhe Sekretar i përgjithshëm i MTI-së, rreth një vit), për ta përmbyllur ciklin e tij të punës në AKS, ku udhëhoqi vite të tëra Drejtoratin për standardizim promovim dhe integrime. Muja, siç preferonim ta thërrisnim kolegjialisht, kishte përkushtim të madh në avancimin e standardizimit, si dhe krijimin e një disipline administrative, ashtu siç i ka hije zyrtarit të shtetit. Ai procedoi mijëra standarde evropiane EN si SK, duke garuar me çunat dhe gocat e Agjencisë, menaxhoi buxhetin e AKS-së me kujdes, ndoqi trajnime dhe konferenca të ndryshme në vend dhe jashtë, dhe përfundimisht pensionimi të gjithëve na u duk i padrejtë, për një bashkëpunëtorë që ende kishte energji të kontribuonte pozitivisht në ngritje të administratës shtetërore. Faleminderit Drejtor Stafi AKS-së 30 Aug 2017 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural