Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Trajnim rreth procedimit të standardeve dhe përgjegjësitë e komiteteve teknike në procesin e standardizimit

Shtëpi » Lajm »
Trajnim rreth procedimit të standardeve dhe përgjegjësitë e komiteteve teknike në procesin e standardizimit
Trajnim rreth procedimit të standardeve dhe përgjegjësitë e komiteteve teknike në procesin e standardizimit.
 
Agjencia Kosovare për Standardizim (AKS), përveç aktiviteteve të saja të përditshme në zhvillimin e standardeve dhe standardizimit, vazhdon të përkujdeset edhe për trajnimin e të gjitha palëve të interesit në lidhje me adoptimin e standardeve.
Trajnimi u organizua në Hotel Sirius, në të cilin morën pjesë përfaqësues biznesesh, anëtarë të KPS dhe KT të AKS-së.
Trajnimin e mbuloi projekti i Qarkullimit të Lirë të Mallrave, ndërsa ligjërues ishte eksperti Richard Wheatley.
Ky trajnim tre-ditor ishte projektuar për të përfshirë të gjithë akterët e interesuar. Trajnime të ngjashme do të vazhdojnë të organizohen në AKS edhe në të ardhmen, ngaqë nevojat e Ekonomisë Kosovare po shtohen për implementim të standardeve.
21 Nov 2016