Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Agjencia kosovare për standardizim (AKS), përveç aktiviteteve administrative të përditshme në miratim të standardeve, ka filluar të përkujdeset edhe për implementimin e tyre. Forma më e mirë e implementimit të standardeve është trajnimi i bizneseve për përdorimin e tyre. Javën që lamë pas (06 / 07 dhe 08.09.2016) në hotel Sirius, u organizua trajnimi lidhur me standardin S SH EN ISO / IEC 17024: 2012, në të cilin morën pjesë përfaqësues biznesesh, anëtarë të KPS dhe KT-ve të AKS-së. Trajnimin e mbuloi projekti i Qarkullimit të lirë të mallrave, ndërsa lektor ishte eksperti shqiptar Arben ISAKU. Ky trajnim tre-ditor në S SH EN ISO / IEC 17024: 2012 ishte projektuar për të përfshirë të gjithë aktorët e interesuar, por jo vetëm Një nga objektivat ishte gjenerimi i diskutimeve duke u përqendruar në ndërtimin dhe kuptimin e kërkesave të standardit, të përfitimeve të tij, si pikë referimi për certifikimin e personelit. Një objektiv tjetër i trajnimit në S SH EN ISO / IEC 17024: 2012 ishte promovimi i një standardi të pranuar globalisht. Përmes prezantimeve, diskutimeve në grupe të vogla, dhe ushtrimeve, të pranishmit në trajnim u njohën me: • Secilën prej kërkesave në S SH EN ISO / IEC 17024, duke përfshirë edhe kërkesat e rishikuara dhe të reja në edicionin e fundit 2012. • Atë çfarë pret ky standard nga organizmat certifikuese të personave për të siguruar si demonstrim përputhshmërie për çdo kërkesë së përcaktuar. • Qënien familjar me procedurat më të rëndësishme dhe proceseve përkatëse si procedurat e auditimit, procesit të vlerësimit, ekzaminimit etj. • Aftësinë për të përmbushur kërkesat dhe për të ngritur një sistem menaxhimit bazuar në kërkesat e këtij standardi. • Zhvillimin e aftësive vetë vlerësuese për të drejtuar një analizë risku për organizmat që përfaqësojnë duke identifikuar zonat për zhvillim dhe kryerjen e planeve të veprimit etj. Trajnime të ngjashme do të vazhdojnë të organizohen në AKS edhe në të ardhmen, ngaqë nevojat e Ekonomisë Kosovare po shtohen për implementim të standardeve.
13 Sep 2016 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural