Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Trajnim me standardin SK EN ISO 17021

Shtëpi » Lajm »
Trajnim me standardin SK EN ISO 17021

Agjencia kosovare për standardizim (AKS), përveç aktiviteteve administrative të përditshme në miratim të standardeve, ka filluar të përkujdeset edhe për implementimin e tyre. Forma më e mirë e implementimit të standardeve është trajnimi i bizneseve për përdorimin e tyre.

 

Javën që lamë pas (17-19.08.2016) në hotel Sirius, u organizua trajnim me standardin 17021, në të cilin morën pjesë përfaqësues biznesesh, anëtarë të KPS dhe KT-ve të AKS-së. Trajnimin e mbuloi projekti i Qarkullimit të lirë të mallrave, ndërsa lektor ishte eksperti ukrainas Valerij Krasiuk.

 

Trajnimi me SK EN ISO 17021:2015 që shtjellon kërkesat për trupat certifikues për sistemet e menaxhimit hapi ambiciet te të pranishmit edhe për certifikim, fushë e cila ende çalon në Kosovë.

 

Trajnime të ngjashme do të vazhdojnë të organizohen në  AKS edhe në të ardhmen, ngaqë nevojat e Ekonomisë kosovare po shtohen për implementim të standardeve.

22 Aug 2016