Më 14 tetor 2015, në Hotelin Sirius ishin ftuar, përfaqësues biznesesh, anëtarë komitetesh teknike, këshilli i përgjithshëm i AKS-së, bashkëpunëtorë të infrastrukturës së cilësisë etj, për të marrë pjesë në këtë manifestim, të organizuar nga AKS-ja, me ndihmën e projektit FMG.
Fjalën e hapjes së manifestimit e mbajti këshilltari i Ministres së Tregtisë dhe Industrisë, z. Kujtim Isa, ndërsa një fjalë përshëndetjeje u adresua edhe nga kryeshefi ekzekutiv i AKS-së, Hafiz Gara, dhe Libor CHLAD, zëvendësshef për bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë.
Manifestimin e kompletuan prezantimet e Bujar Istogut, zyrtar i lartë për standarde me temën “Arritjet e standardizimit kosovar”.
znj. Daniela Cejanu, udhëheqëse e projektit FMG, me temën “Prezantimi i benefiteve të standardeve”.
z. Ardian Gojani, ekpert lokal, me temën “Prezantimi i rezultateve të studimit të tregut”, si dhe prezantimi i z. Genci Sharko, ekpert lokal në FMG, dhe znj. Qefsere Ajeti, zyrtare për databazën e AKS-së, me temën “Sistemi i menaxhimit të informacionit mbi standardet” (SMIS).
20 Nov 2015