Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Me dhimbje e hidhërim të madh morëm lajmin e ndarjes nga jeta e kolegut tonë Remzi Grabanica. Remziu, ka dhënë kontribut të çmuar me detyrën e kryetarit të Komitetit Teknik për Tekstil dhe Lëkurë Këpucë që nga data e themelimit të këtij komiteti teknik duke shqyrtuar dhe hartuar standarde të fushës së tekstilit dhe lëkurë këpucëve, në Republikën e Kosovës. Remziu ka pasur një kontribut ne rritjen dhe zhvillimin e fabrikës së tekstilit dhe konfeksionit “ Polet”, ku punoi deri sa edhe aty, si në gjithë Kosovën u vendosen masat e dhunshme të okupatorit serbomadh. Ai ishte kurdoherë i gatshëm të përballej me sfidat dhe detyrat profesionale, ishte i gatshëm të ndihmonte dhe të këshillonte edhe kolegët me qëllim të mbarëvajtjes së punës dhe forcimin e institucionit të shtetit ku punonte si Zyrtar në Departamentin e Industrisë pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ku si rezultat i angazhimit dhe kontributit në punë, me datën 23.06.2012 në Ditën Ndërkombëtare të Shërbyesve Civil, Remziu nderohet me mirënjohje si " Punëtori i Dalluar" në Qeverine e Kosoves. Lamtumirë kolegë i dashur, i nderuar, dhe i paharruar Remzi Grabanica! 16 Nov 2015 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural