
| 
        
                
         Lajm  
        ![]() 31 Oct 2024 
        	                    
            22 Oct 2024 
        	                    
            03 Oct 2024 
        	                    
            27 Sep 2024 
        	                    
            26 Sep 2024 
        	                    
            20 Sep 2024 
        	                Poll 
        
        
         | 
        
		  	
		  
  		  	
           
Agjencia kosovare për standardizim (AKS), në kuadër të bashkëpunimit me organizma homolog në Rajon dhe më larg, ka lidhur një seri marrëveshjesh dhe memorandum bashkëpunimi. Më 5 qershor 2015 në Rigë të Letonisë, AKS-ja nënshkroi Memorandum mirëkuptimi, me Institutin Austriak të Standardeve (ASI). Iniciativa për një MoU ndërmjet AKS dhe ASI kishte rrjedhë nga një takim i Ministres së MTI-së, Hykmete Bajrami para ca muajsh në Vjenë, prej nga kishte marrë gatishmërinë e Presidentes së ASI për një bashkëpunim më të fuqishëm të organizmave homolog të dy shteteve. ASI është ndër institutet më të forta evropiane të standardizimit, dhe zë i fuqishëm në hierarkinë e standardizimit ndërkombëtarë. AKS-ja ka nevojë të vazhdueshme për lidhje të tilla, duke pasur parasysh ngecjen e vendit në drejtim të OKB-së, dhe hendikepin që paraqet për standardizimin kosovar ky fakt. Për palën austriake, Memorandumin e nënshkroi Presidentja e ASI-t, Elisabeth Stampl – Blaha, ndërsa për standardizimin kosovar, Hafiz Gara, Kryeshef Ekzekutiv i AKS-së. Meqë ky MoU u realizua gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit evropian të standardizimit CEN/CENELEC, në Rigë të Letonisë, u hapën mundësi për lidhje të reja. MoU e radhës do të lidhet me HZN të Kroacisë. 08 Jun 2015  | 
      
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

 
            
        
 