Lajm
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
19 Sep 2024
17 Sep 2024
Poll
|
Buletini 06Buletini 06, i standardeve kosovare është një botim informativ periodik i Agjencisë Kosovare për Standardizim (AKS). Në këtë buletin gjenden standarde të miratuara gjatë periudhës janar - mars 2023 nga komitetet teknike (KT) të AKS, të cilat janë grupe të rëndësishme pune por që nuk bëjnë pjesë në strukturën e brendshme të AKS, të cilët aktivizohen për fusha të caktuara të standardizimit. Qëllimi i botimit të këtij buletini është informimi me kohë i bizneseve dhe subjekteve të interesuara për standardet e adoptuara dhe të shfuqizuara gjatë kësaj periudhe të vitit dhe që nuk përfshihen në Katalogun e Standardeve Kosovare 2022. Standardet e adoptuara janë vlerësuar që janë më të rëndësishmet dhe më të domosdoshmet në ekonominë e vendit, sot dhe në të ardhmen. E rëndësishme për biznesin kosovar sot është që të kuptojnë rëndësinë e standardeve si një dokument që përcakton një praktikë të mirë dhe që mund të aplikohet për produktet, shërbimet ose proceset e prodhimit. Ky buletin do t’u shpërndahet falas sipas kërkesës në formë elektronike të gjitha institucioneve dhe subjekteve private të cilat kanë blerë standarde pranë saj, apo kujdo që shprehin interes për të. Ky buletin ka synim ndër të tjera: o rritjen e interesimit për aplikimin e standardeve në bizneset e tyre; o zgjerimin e interesit të tyre për t’u bërë anëtarë dhe bashkëpunëtorë të AKS, qoftë nëpër KT, apo forma tjera bashkëpunimi. Buletini 0603 Apr 2023 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural