Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Qendra e Informacionit   
Buletini 05

Buletini 05, i standardeve kosovare është një botim informativ periodik i Agjencisë Kosovare për Standardizim (AKS). Në këtë buletin gjenden standarde të miratuara gjatë periudhës tetor - dhjetor 2022 nga komitetet teknike (KT) të AKS, të cilat janë grupe të rëndësishme pune por që nuk bëjnë pjesë në strukturën e brendshme të AKS, të cilët aktivizohen për fusha të caktuara të standardizimit. Qëllimi i botimit të këtij buletini është informimi në kohë i biznesit dhe subjekteve të interesuara për standardet e adoptuara dhe të shfuqizuara gjatë kësaj periudhe të vitit dhe që nuk përfshihen në Katalogun e Standardeve Kosovare 2022. Standardet e adoptuara janë vlerësuar që janë më të rëndësishmet dhe më të domosdoshmet në ekonominë e vendit, sot dhe në të ardhmen. E rëndësishme për biznesin kosovar sot është që të kuptojnë rëndësinë e standardeve si një dokument që përcakton një praktikë të mirë dhe që mund të aplikohet për produktet, shërbimet ose proceset e prodhimit. Ky buletin do t’u shpërndahet falas sipas kërkesës në formë elektronike të gjitha institucioneve dhe subjekteve private të cilat kanë blerë standarde pranë saj, apo kujdo që shprehin interes për të. Ky buletin ka synim ndër të tjera:

o   rritjen e interesimit për përdorimin e standardeve në bizneset e tyre;

zgjerimin e interesit të tyre për t’u bërë anëtarë dhe bashkëpunëtorë të AKS, qoftë nëpër KT, apo forma tjera bashkëpunimi

Buletini 05

06 Jan 2023