Agjencia Kosovare e Standardizimit-AKS, bënë thirrje publike për të gjithë të interesuarit të cilët në baza vullnetare mund të japin kontribut në hartimin dhe zhvillimin e anekseve kombëtare, pjesë e eurokodeve.
Nën-komitetet teknike janë pjesë e Komitetit Teknik për Eurokode, dhe si të tilla organizohen dhe funksionojnë brenda domenit të këtij komiteti teknik.
1. Për të aplikuar duhet dorëzuar:
1.1. CV;
1.2. Diplomë universitare: Fakulteti Teknik;
1.3. Njohuri të përgjithshme në standardizim (e preferuar);
1.4. Shkathtësi organizative në grupet punuese (e preferuar);
1.5. Shprehje interesi ose preferenca për eurokode (e preferuar).
Ju lutem vini re se vetëm shprehjet e interesimit të dërguara deri me datë 30.08.2018 dhe vetëm të plotësuara tërësisht mund të konsiderohen për vlerësim.
Paraqitja e kërkesave
Aplikimi mund të bëhet në e-mail adresën: aksinfo@rks-gov.net ose mund të dorëzohen në Agjencinë Kosovare të Standardizimit-AKS, çdo ditë pune nga ora 8:00 – 16:00. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038/512-814.
“AKS, ofron mundësi të barabarta për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.
Kërkesat e pakompletuara si dhe kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.