Çfarë është standardi?

Një standard është një dokument i përgatitur me konsensus dhe i miratuar nga një organ i njohur, i cili ofron – për përdorim të përbashkët dhe të përsëritur – rregulla, udhëzime ose karakteristika për aktivitete të caktuara apo rezultatet e tyre, me qëllim arritjen e shkallës optimale të rendit në një kontekst të dhënë; standardi është një dokument me zbatim vullnetar dhe përbëhet nga specifikime teknike të bazuara në rezultatet e përvojës dhe të zhvillimit teknik. Standardet janë rezultat i një konsensusi të arritur midis të gjitha palëve të interesuara dhe të përfshira në aktivitetin përkatës. Ato gjithashtu duhet të jenë të njohura nga organi përkatës i standardizimit.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors