Në zyrat e Agjencisë Kosovare të Standardizimit (AKS) u zhvillua një takim 2 ditor, 15-16 dhjetor 2021, me përfaqësues të Agjencisë Kosovare për Standardizim (AKS) dhe përfaqësues të DPS, sipas agjendës së rënë dakord më herët.
Në takim morën pjesë përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit:
– Kostanca Dedja – Drejtor për Çështjeve Ligjore dhe Marrëdhënieve me Palët; dhe
– Arben Dervishi – Shef sektori për CEN/ISO.
AKS u përfaqësua me gjithë stafin e saj, sipas pikave për diskutim të agjendës së takimit.
- U diskutuan çështjet si më poshtë:
- Bashkëpunimi i organeve kombëtare të standardizimit;
- Përfshirja e të gjitha organeve kombëtare të standardizimit në Konferencën Ballkanike të Standardizimit;
- Ndryshimet e fundit të Protokollit të Konferencës Ballkanike;
- Guida 12 dhe 13 e CEN&CENELEC;
- Njohja e zbatimit të parimeve të OBT lidhur me standardizimin;
- Sinkronizimi i veprimeve ndërmjet AKS dhe DPS;
- Ecuria e marrëveshjes aktuale e bashkëpunimit ndërmjet DPS-AKS;
- Porositë online dhe shitja e standardeve biznesit të dy vendeve respektive;
- Update i databazës SMIS;
- Kërkesa për standarde të reja 2022;
- Standardet e shfuqizuara;
- Standardet e harmonizuara vs Direktivat Evropiane;
- Sinkronizimi i veprimeve ndërmjet AKS dhe DPS;
- Të ndryshme.
AKS, Prishtinë – 16 dhjetor 2021