Takimi i Këshillit Profesional të Standardizimit diskuton Prioritetet dhe Strategjitë e reja për Standardizimin në Kosovë.

Prishtinë, 16 Korrik 2024 – Sot, në ambientet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, u mbajt takimi i Këshillit Profesional të Standardizimit (KPS). Në këtë takim morën pjesë anëtarë të KPS, përfaqësues të Agjencisë Kosovare të Standardizimit (AKS) dhe të ftuar të tjerë të rëndësishëm nga sektori i industrisë dhe ndërmarrësisë, shoqatat dhe ministritë e linjës.

Në takim ishin prezent Sekretarja e MINT znj. Sebahate Bushrani, si dhe Këshilltarja për çështje Juridike znj. Arta Kusari. Sekretarja e MINT znj. Bushrani në emër të Ministres së MINT znj. Rozeta Hajdari falenderoj KPS dhe anëtarët e saj për punën e jashtëzakonshme dhe kontributin e dhënë.


Takimi u hap nga Kryetari i KPS, z. Butrint Batalli, i cili theksoi rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për të përmirësuar dhe harmonizuar standardet vendore me ato ndërkombëtare. Z. Batalli falënderoi të gjithë të pranishmit për angazhimin dhe kontributin e tyre në fushën e standardizimit.

Në rendin e ditës së takimit u përfshinë:

* Miratimi i procesverbalit të takimit të kaluar.

* Aprovimi i agjendës së takimit.

* Raporti i Punës së AKS për gjashtë mujorin e parë të vitit 2024.

* Shqyrtimi dhe votimi i programit të punës së AKS për gjashtë mujorin e dytë të vitit 2024.

* Rekomandime për Komitete Teknike dhe Standarde të reja.

Raporti i Punës së AKS për gjashtë mujorin e parë të vitit 2024, u prezantua në detaje nga znj. Qefsere Ajeti, zv. Drejtore e Përgjithshme në AKS

Një pikë e rëndësishme e diskutimeve ishte programi i punës së AKS për gjashtë mujorin e dytë të vitit, i cili u shqyrtua dhe u miratua me votë nga anëtarët e KPS. Ky program përfshin një sërë iniciativash dhe projektesh të rëndësishme që synojnë përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së produkteve dhe shërbimeve në tregun kosovar.

Në përfundim të takimit, anëtarët e KPS u angazhuan për të vazhduar me përkushtim dhe profesionalizëm në ofrimin e strategjive të reja në avancimin e agjendës së standardizimit. Takimi përfundoi me një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh, ku u ndanë rekomandime dhe konkluzione për hapat e ardhshëm.

Kryetari i KPS, z. Butrint Batalli, e mbylli takimin me këto fjalë: “Standardet janë gurthemeli i cilësisë dhe besueshmërisë në çdo industri. Ato na mundësojnë të ndërtojmë një treg të drejtë dhe të qëndrueshëm, duke garantuar siguri dhe cilësi për të gjithë qytetarët.”

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors