Sot, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi, ndërmjet Agjencisë Kosovare të Standardizimit (AKS) dhe Institutit Turk të Standardizimit (TSE).
Iniciativa për hapje të bashkëpunimit mes standardizimit të dy vendeve doli nga një takim i mëhershëm i përfaqësuesve të TSE në Kosovë, kur turqit kishin shprehur gatishmërinë ta ndihmojnë standardizimin kosovar, në zhvillimin e strukturave që ndërlidhen me standardet, siç janë vlerësimi i konformitetit, certifikimi etj.
Memorandumin e Mirëkuptimit, në lokalet e MTI, në prani të medieve, për palën turke e nënshkroi Hulusi Senturk, president i TSE, ndërsa për palën kosovare e nënshkroi Hafiz Gara, Kryeshef i AKS-së.
Në takimin ceremonial, zëvendësministri i ministrit të MTI, Cuneyd Ustaibo, falënderoi delegacionin turk në emër të MTI-së, për gatishmërinë e bashkëpunimit në të gjitha fushat e Infrastrukturës së cilësisë. Dëshirojmë të besojmë, tha ai, që TSE do ta ndihmojë AKS-në edhe në anëtarësime në nivelet ndërkombëtare të standardizimit.
Në këtë takim morën pjesë edhe këshilltarë të Kabinetit të Ministrit, drejtorë të agjencive të MTI-së, përfaqësues mediash etj