Mblidhet Komiteti Teknik KT-8 i AKS “KT për Energji”.
Më datë 26.10.2021, në sallën e Ministrisë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë u mbajt takimi i Komitetit Teknik nr.8 , KT. për Energji. Takimi u mbajte nën drejtimin e Kryetares së Komitetit Teknik për Energji, znj.Shpresa Krasniqi nga KOSTT. Në takim morën pjesë Drita Hamiti – Agjencia e Metrologjisë së Kosovës/MINT; Gani Kelmendi – Termokos; Abdylmexhid Pllana – Kosova A-KEK/Departamenti përgatitja kimike e ujitë; Ali Gërguri – Divizioni Prodhimit të Qymyrit -KEK/ Departamenti i Rikultivimt; Isa Hajra – Njësia për Zbatimin e DT; Gani Balaj – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Nga AKS morën pjesë; Sekretari i Komitetit Teknik për Energji Xajë Rraci dhe Bujar Istogu – Drejtor i Drejtoratit për Standarde, Promovim dhe Integrim
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte adoptimi i 15 standardeve Ndërkombëtare dhe Evropiane që lidhen me fushën e Energjisë. Në takim u shqyrtua lista me 15 standarde të cilat pas shqyrtimit në KT do të hidhen në diskutim publik për 60 ditë. Identifikimi i standardeve është bërë nga AKS dhe nga kërkesat e palëve të interesit duke ju referuar standardeve te reja nga CEN dhe ISO, që të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit.
Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të te gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve Kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.