Mblidhet Komiteti Teknik, KT-9 i AKS “ KT. për Përpunimin e Drurit ”

Më datë 18 qershor 2020, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt takimi i 10-të i  KT. për Përpunimin e Drurit, nën drejtimin e Nënkryetarit të KT.PD-së, znj.Arieta Vula –  Executive Director – SHPDK, Sheqer Ukaj – Elnor Furniture, Bekim Topalli – MBPZHR/Agjencioni Pyjor i Kosovës, Ilir Kryeziu dhe Burim Meqa – KWE.

Nga AKS mori pjesë Sekretari i KT-9 Zijadin Ismajli .

Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishte adoptimi i 9 standardeve evropiane (EN) që lidhen me fushën për Përpunimin e Drurit. Përzgjedhja e standardeve është bërë nga AKS duke ju referuar standardeve te reja nga CEN/CENELEC, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos bërë asnjë ndryshim tekstit.

Pati diskutime në lidhje me korrektësinë e përkthimit të cilat duhet të jenë në një gjuhë teknike të kuptueshme nga të gjithë profesionistët e fushës. Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjithë palëve të interesuara për përdorimin e standardeve kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik – 9.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors