Mblidhet Komiteti Teknik, KT-18 i AKS “ KT. për Teknologji Informative ”

Më datë 22 janar 2020, në ndërtesën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë u mbajt mbledhja e VIII e Komitetit Teknik nr.18, KT. për Teknologji Informative.  Takimin e udhëhoqi kryetari i KT. TI z. Neron Berisha, ndërsa të pranishëm ishin 5 nga 6 anëtarët e KT.TI si dhe Bujar Istogu, Drejtor i Drejtoratit për SPI në AKS. 

Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishte prezantimi i hulumtimit me temën: Aplikimi i standardeve te bizneset e TIK-ut në Kosovë. Rekomandim i KT.TI ishte lobimi më i fuqishëm për promovimin e standardeve të TI-ut në bizneset Kosovare.

Gjithashtu, u diskutua edhe mundësia e organizimit të një konference për standardet e TI dhe implementimi i sa më shumë standardeve.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors