Mblidhet Komiteti Teknik, KT-17 i AKS “ KT për Metale, Plastikë dhe Elektrikë”
Më datë 06.09.2022 ora 10:00, në sallën e takimeve ne ndërtesën Ministrisë e Industrisë, Ndërmarrësi dhe Tregtisë u mbajt takimi i Komitetit Teknik për Metale, Plastikë dhe Elektrikë nën drejtimin e Kryetarit të KT për MPE z. Bastri Sallahu – AMK/MINT.
Në takim morën pjesë: z. Bastri Sallahu – AMK/MINT; z. Ymer Gërlica – EPH-Dresden; z. Agim Isufi – Divizioni për politika Industriale/MINT; z. Afrim Syla – Elen N.T.SH.
Nga AKS të pranishëm ishin z. Bujar Istogu, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i AKS dhe sekretari i Komitetit Teknik për Metale, Plastikë dhe Elektrikë – Xajë Rraci.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte adoptimi i 58 standardeve Ndërkombëtare dhe Evropiane që lidhen me fushat për Metale, Plastikë dhe Elektrikë. Në takim u shqyrtua lista me 58 standarde të cilat pas shqyrtimit në KT do të hidhen në diskutim publik për 60 ditë (07 shtator deri me 07 nëntor 2022).
Identifikimi i standardeve është bërë nga AKS dhe nga kërkesat e palëve të interesit duke ju referuar standardeve të reja nga CEN dhe ISO, që të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit.
Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të te gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve Kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.
Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik – 17.