Më datë 10-11 tetor 2018, në Tiranë u organizua një workshop i rëndësishëm lidhur me mënyrën e implementimit të eurokodeve në vendet e Ballkanit.
Në këtë workshop të organizuar nga JRC (Komisioni Evropian), kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Kosova (Agjencia Kosovare e Standardizimit dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor).