Agjencia Kosovare e Standardizimit organizon Ditën Botërore të Standardeve, me temën: “Vizioni i përbashkët për një botë më të mirë”.
Standardet dhe vlerësimi i konformitetit luajnë një rol vendimtar në arritjen e objektivave të SDG, duke siguruar një kornizë globale që lehtëson adoptimin e teknologjive dixhitale, kërkimin dhe zhvillimin, prodhimin dhe mirëmbajtjen e produkteve dhe sistemeve të ndryshme, përfshirë edhe bazën për hartimin dhe rregullimin efektiv të politikave që inkurajojnë bashkëpunimin në funksion të përmirësimit të rezultateve të përgjithshme.