Më 30 qershor 2016, në lokalet e MTI-së u takua Këshilli profesional i standardizimit (KPS), Organ i jashtëm i Agjencisë së standardeve, i cili obligohet të mblidhet dy herë në vit sipas UA për KPS.
Takimi rezultoi me miratimin e Programit të punës për gjysmë vjetorin e dytë të këtij viti, dhe diskutoi çështje të ndryshme rreth standardizimit në vend.
Në takim mori pjesë edhe eksperti i BSI Richard Wheatley, i cili prezantoi drafti e ligjit të ri të standardeve, që planifikohet të dorëzohet në Qeveri në shtator të këtij viti.
Në mungesë të kryetarit të KPS, takimin e udhëhoqi nënkryetari, ndërsa të pranishmit u dakorduan për takimin e radhës në fillim të Janarit 2017.