– Më datë 20 shtator 2019, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik nr. 19, KT. për Eurokode për Strukturat, nën drejtimin e Kryetarit të KT, Arben Ajazi, Departamenti për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banim/MMPH.
Të pranishëm ishin edhe Armend Mujaj nga ASMStudio SHPK; Arton Qorri nga Alfa-Product SHPK; Doruntina Shala Hoxha nga Divizioni i Infrastrukturës së Cilësisë (Departamenti i Industrisë/MTI); Kadri Morina nga Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës (UP); Merita Behluli nga MStudio; dhe Sekretari i KT-19, për Eurokode për Strukturat Bujar Istogu, Drejtor i Drejtoratit për Standarde, Promovim dhe Integrim në ASK.
Qëllimi kryesor i këtij komiteti teknik ishte:
- Road Map i Eurokodeve;
- Twining Project për Eurokode; dhe
- Nën Komitetet Teknike për Eurokode.