Këtij takimi i paraprin memorandumi i bashkëpunimit i nënshkruar më herët në mes të dy organizatave homologe (AKS-ISRSM), dhe ku synohet bashkëpunim edhe më i thellë për të promovuar dhe përmirësuar standardizimin në përgjithësi, duke krijuar një mekanizëm për të pasur shkëmbim të praktikave më të mira, përfshirë edhe aktivitete të tjera bashkëpunuese në të ardhmen.