Mblidhet Komiteti Teknik, KT-6 i AKS “ KT. për Metrologji “

Më datë 26.06.2020, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e IX e  Komitetit Teknik  për Metrologji. 

Në takim pjesëmarrës ishin  z.AgimXhurraj – Agjencia e Metrologjisë së Kosovës/MTI; znj. Ardiana Shala-Krrabaj – Drejtoria e Akreditimit/MTI; znj.Valerjana Bruçi – DRSHM/MTI ; Raif Bytyqi – INSTITUTI INKOS.SH.A. 

Ismail Mustafa – ISKAM, nuk kemi mundur vëmë  kontakte.  Nga AKS morën pjesë sekretaria e KT-6 Albina Jashanica.

Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishte adoptimi i 19 standardeve Evropiane (EN) që lidhen me fushën e Metrologjisë. Përzgjedhja e standardeve është bërë nga AKS dhe nga kërkesat e palëve te interesit duke ju referuar standardeve te reja nga CEN/CENELEC, që të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit.

Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve Kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik – 6.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors