Më datë 18.06.2020, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e shtatë e Komitetit Teknik për Mjedis, nën drejtimin e Kryetarit të KT, Tafë Veseli – MMPH-AMK, Merita Fetahu – Departamenti i Tregtisë/MTI, Nystret Avdullahu – Instituti INKOS; Filloreta Berisha – MMPH-AMK-Vëzhguese. Antigona Dervishaj-Ukëhaxhaj dhe Agron Veliu kanë njoftuar se pranuan materialin e KTMJ, si dhe njoftuan se nuk mund të ishin pjesë në këtë takim ku njoftuan që janë PRO shpalljes në diskutim publik të standardeve në proces.
Nga AKS morën pjesë; sekretaria e KT-15 Albina Jashanica.
Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishte adoptimi i 24 standardeve Evropiane (EN) që lidhen me fushën e Mjedisit. Përzgjedhja e standardeve është bërë nga AKS dhe nga kërkesat e palëve te interesit duke ju referuar standardeve te reja nga CEN, që të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit.
Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve Kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.