Më datë 15 Qershor 2020, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik nr.10, KT. Makineri, nën drejtimin e Kryetarit të KT, Sadullah Avdiu FIM-UP, Arbër Dobreci Intering-SHPK, Gurakuq Kastrati Departamenti i Industrisë-MTI, Avdullah Jasiqi AMK-MTI, Skender Berisha Kordinator në Qendrën e trajnimeve – KEK, Valbona Kadrijaj KEDS nuk ka marr pjersë.
Nga AKS morën pjesë; Sekretari i KT-10, Xajë Rraci.
Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishte adoptimi i 122 standardeve Ndërkombëtare dhe Evropiane që lidhen me fushën e Makinerisë. Përzgjedhja e standardeve është bërë nga AKS sipas kërkesës se Departamentit Industrisë të bazuar në Direktivën e makinerisë (2006-42-EC) që të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit.
Pati diskutime në lidhje me rendësin e këtyre standardeve pë Makineri, si dhe ideja e një projekti në hartimin e një standardi SK në Republikën e Kosovës i cili do i ndihmonte prodhuesit vendor. Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve Kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.
Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik – 10.