Komiteti Teknik për Metrologji

Më datë 06/08/2024, në Agjencinë Kosovare për Standardizim është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Metrologji, e drejtuar nga Nënkryetarja e Komiteti Teknik për Metrologji, znj. Ardiana Shala Krrabajj dhe sekretarja e Komiteti Teknik për Metrologji znj.Albina Jashanica.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi/adoptimi i 19 standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në sektorin e metrologjisë. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN/CENELEC dhe ISO, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim tekstit. 

Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijësimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e metrologjisë, rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet që operojnë në metrologji, etj. 

Për më tepër informacione tjera nga AKS, vizitoni:

https://aks.rks-gov.net

https://ekosova.rks-gov.net/Service/4

https://www.facebook.com/MTI.AKS 

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors