Agjencia Kosovare për Standardizim (AKS), në bazë të Ligjit nr. 06/L-019 për Standardizim dhe Udhëzimit Administrativ nr. 08/2018 për Këshillin Profesional të Standardizimit (KPS), me datën 27.06.2023 mban takimin e KPS, objektiv i të cilit është të ofroj përfaqësim të balancuar të palëve të interesit të involvuara në organin shtetëror të standardizimit.
Takimin e hapi Kryetari i KPS, Butrint Batalli, ndërsa Programin e punës për 6 mujorin e dytë 2023 dhe Raportin mbi arritjet e 6 mujorit të parë të AKS, i paraqiti Zv. Drejtori i Përgjithshëm i AKS, Bujar Istogu.
Në takim u miratua Programi i Punës së Standardizimit dhe u sollën ide për aktivitete të reja, me fokus adoptimi i standardeve dhe promovimi i standardizimit në përgjithësi!