Agjencia Kosovare e Standardizimit, me 01.12.2023 ka themeluar “Info Center”, qendër kjo e cila ofron qasje të plotë për të gjitha palët e interesit, dhe atë jo vetëm për standardet e miratuara apo ato në procedurë, por edhe për kornizën ligjore; direktivat evropiane; këshillin profesional të standardizimit; komitetet teknike; fjalorin terminologjik të standardeve; katalogun e standardeve; standardet në fuqi dhe ato të shfuqizuara; shitjen e standardeve; çmimet e standardeve; dhe publikime tjera, etj.
Kjo qendër informuese, e bënë më të lehtë për të gjitha palët e interesit që t`i qasen standardeve, gjithashtu e bën më të lehtë qasjen dhe identifikimin e standardeve edhe për institucionet qeveritare, etj.
Kjo mundëson që institucionet të harmonizojnë mjedisin rregullator, për të përmirësuar para shikueshmërinë dhe për të siguruar qartësi të të gjitha kërkesave teknike.