Komitetit Teknik për Shëndetësi

Më datë 10/09/2024, Agjencia Kosovare për Standardizim organizoi një takim të Komitetit Teknik për Shëndetësi. Takimi u drejtua nga Kryetari i KT-7, Doc. Njazi Gashi, dhe nga stafi i Agjencisë Kosovare të Standardizimit z. Zijadin Ismajli dhe znj. Vjollca Havolli.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i standarit evropian EN ISO 15189:2012.

Gjatë shqyrtimit, u dhanë komentet e KT.SH dhe diskutimet u përqendruan në rritjen e vetëdijesimit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e shëndetëssë, dhe rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet e fushës ë shëndetësisë.

Për më shumë informacion rreth këtyre standardeve ose për informacione të tjera, vizitoni uebfaqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit. 

aks.rks-gov.net

ekosova.rks-gov.net/Service/4

www.facebook.com/MTI.AKS

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors