Më datë 02/10/2024, Agjencia Kosovare për Standardizim zhvilloi takim të Komitetit Teknik për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë. Takimi u drejtua nga Nënkryetari i KT.SMC , z. Xhevdet Elezi dhe nga sekretarja znj. Besa Berisha.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i standardit evropian EN ISO/IEC 17065:2012.
Gjatë shqyrtimit, u dhanë komentet e KT.SMC dhe diskutimet u përqendruan në rritjen e vetëdijesimit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e menaxhimit të cilësisë, dhe rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet e fushës përkatëse.
aks.rks-gov.net
ekosova.rks-gov.net/Service/4
www.facebook.com/MTI.AKS/