Titulli Shqip
Turizmi aventuror - Aktivitete të ecjes me vështirësi të ulët (hiking) dhe vështirësi më të lartë (trekking) - Kërkesa dhe rekomandime
Titulli Anglisht
Adventure tourism - Hiking and trekking activities - Requirements and recommendations
Scope Shqip
Ky dokument përcakton kërkesat, në lidhje me sigurinë e pjesëmarrësve, drejtuesve dhe asistentëve, për turizmin e aventurës që përfshin aktivitete ecjeje dhe trekking. Ky dokument përcakton gjithashtu kriteret në lidhje me karakteristikat dhe nivelin e vështirësisë për klasifikimin e rrugëve të ecjes dhe trekking. Ky dokument vlen për aktivitetet e ecjes dhe trekking që ofrohen si produkte turistike. Dizajni i produktit turistik përfshin një fazë të planifikimit dhe zhvillimit të produktit që nuk i nënshtrohet këtij dokumenti. Ky dokument zbatohet vetëm për aktivitetet e ecjes dhe trekking, për produkte turistike që përfshijnë aktivitete ecjeje dhe/ose trekking së bashku me shërbime të tjera turistike (p.sh. transferta, vaktet, akomodimi), shërbimet shtesë turistike përjashtohen nga objekti i këtij dokumenti. Ky dokument është i zbatueshëm për çdo ofrues të aktivitetit të turizmit të aventurës që përmbajnë produkte turistike që përbëhen nga aktivitete ecjeje dhe/ose trekking.
Scope Anglisht
Asnjë informacion i shtuar.