Lajm
![]() 19 May 2022
10 May 2022
26 Apr 2022
15 Apr 2022
13 Apr 2022
29 Mar 2022
Poll
|
Raporti gjashtëmujor 2015
Raportimi për gjasht mujorin e parë 2015 Agjencia Kosovare për Standardizim gjatë periudhës së gjysëmvjetori të parë , ka realizuar detyrat sipas planit dinamik: Është themeluar Këshilli profesional i standardizimit (KPS) i cili: Ka zgjedhur strukturën udhëheqëse të Këshillit. Ka miratuar programin gjashtëmujor të punës së Agjencisë, dhe Janë dhënë rekomandime për komitete të reja teknike dhe grupstandardesh për miratim. Në fund të qershorit, KPS ka realizuar edhe takimin e vet të dytë, për të shqyrtuar Programin 6 mujor të kuartalëve 3 dhe 4 të AKS. Nëpër Komitete teknike të themeluara nga AKS: Janë miratuar 166 standarde evropiane EN si standarde kosovare SK në fushën e derivateve të naftës dhe gazit; Janë miratuar 144 standarde evropiane EN si standarde kosovare SK në fushën e makinerisë; Kanë hyrë në diskutim publik lista me 44 standarde në fushën e lodrave, pajisjeve sportive dhe rekreacionit. Eshtë mbajt komiteti teknik per ambient ku janë shqyrtuar 207 standarde nga kjo fushë dhe janë qitë ne diskutim publik 60 ditor. Eshtë mbajt komiteti teknik per elektroteknikë ku janë shqyrtuar 250 standarde nga kjo fushë dhe janë vendosë ne diskutim publik 60 ditor.
Me projektin FMG: Është filluar funksionalizimi i sistemit të menaxhimit të standardeve SMIS; Akceptim i Kodit të praktikës së mirë të OBT, dhe përgatitje e materialeve për anëtarësim të AKS në organizma evropian dhe ndërkombëtare, dhe Janë përzgjedhur ekspert serioz të standardizimit për ngritje të kapaciteteve të AKS-së. Është draftuar version final I Biznesplanit të AKS për pesvjeqarin në vijim. Janë zhvilluar takime fillestare pune me UNMIK, EULEKS dhe Komitetin Olimpik të Kosovës, për tu informuar me aderimin e mundshëm të AKS-së në ISO. Janë ndjekë ditët evropiane të standardizimit në CEN nga dy përfaqësues të Agjencisë, Pjesëmarrje në Asamblenë e përgjithshme të CEN-it në Riga (dhe firmosje e MoU ndërmjet ASI-AKS) Stafi është trajnuar edhe në Institutin bullgar të standardizimit, për SMIS dhe procedura të standardizimit. Projekti është në kërkim të një eksperti nga BE për amendimin e ligjit të standardizimit, në të cilin kemi planifikuar të shtojmë standardet e ETSI, certifikimin, me arsyetimin e fuqizimit të AKS-së si pikë fokale për çështje teknike në Kosovë. 04 Sep 2015 |
Agjencia për Pronësi Industriale
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural