Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Rreth nesh   

Rreth nesh

Raportet e AKS-së

Raportet e AKS-së


Rreth Agjencisë

Agjencia Kosovare për Standardizim (AKS) është organ kombëtar për udhëheqjen, organizimin dhe kontrollin e veprimtarisë së standardizimit në Kosovë.

AKS është themeluar në prill të vitit 2005 në pajtim me Ligjin për standardizim 2004/12 dhe Udhëzimit administrativ 2005/15.


Skema organizative


Marrëveshjet për bashkëpunim

1.Më 06.02.2007 në Tiranë u nënshkrua Memorandumi I mirëkuptimit nga Ministrat, Genc Ruli (METE), dhe Bujar Dugolli (MTI) i cili hapi rrugë bashkëpunimi në fushat e Infrastrukturës së cilësisë së dy vendeve. Palë nënshkrimi të këtij dokumenti ishte edhe A.Witkovsky (UNMIK) pasiçë atëbotë marrëveshjet e këtilla duhet ta kishin edhe përfaqësuesin e Misionit të OKB-së në Kosovë.

Ky MoU I parapriu nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërmjet drejtorive homologe të standardizimit dhe akreditimit. - Më 11.04.2007 në Prishtinë, në lokalet e MTI-së u nënshkrua Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Kosovare të Standardizimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit.

Kryeshefi i AKS-së Hafiz Gara dhe Drejtori I DPS-së Arben Nati firmosën Marrëveshjen ndërmjet dy organizmave homolog, në bazë të së cilës AKS furnizohet me standarde evropiane dhe ndërkombëtare, zhvillohen veprimtari të shumta të përbashkëta në interes të standardizimit të dy vendeve.

- Më 28.09.2009 në Tiranë, në lokalet e DPS-së, u nënshkrua Aneks marrëveshja ndërmjet DPS-së dhe AKS-së, për transferim elektronik të standardeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit, sipas listës së kërkesave të AKS-së.

Kjo Aneks marrëveshje përshpejtoi dhe lehtësoi në masë të madhe aktivitetet ndërmjet dy organizatave homologe.

 

2. Me rastin e ditës botërore të standardeve 14.10.2011 në hotel Viktoria u nënshkrua Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Agjencisë Kosovare të Standardeve dhe Institutit Maqedon të Standardizimit ISRM.

Palët nënshkruese ishin: Hafiz Gara, k.sh.e. I AKS-së dhe Kiro Salvani, President I Këshillit Profesional të Standardizim it të Maqedonisë. Ky MoU gjithashtu hap rrugë për bashkëpunim të gjer ndërmjet dy organizmave standardizues fqinjë.


Tenderët


Si të bëhem anëtar?