Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Standardet krijojnë besim

Shtëpi » Lajm »
Standardet krijojnë besim

Përvjetori i 70 i themelimit të ISO-s u shënua edhe në Kosovë, nga Agjencia Kosovare për Standardizim (AKS), më 13 tetor 2016 në hotel Sirius, me pjesëmarrje të rreth 90 përfaqësuesve.

AKS-ja për herë të shtatë e manifeston Ditën Botërore të Standardeve, duke organizuar takim festiv, në të cilin zakonisht ftohen pjesëtarët e komiteteve teknike, bizneset, institucionet që kanë të bëjnë me standarde etj.

Këtë vit, AKS kishte ftuar edhe ekspert evropian me përvojë në standardizim, që të prezantojnë rrjedhat e standardizimit global, dhe rëndësinë e standardeve. Gjithashtu, u prezantuan arritjet e standardizimit kosovar, dhe sfidat që dalin para AKS në zhvillimin e standardizimit.

Këtë takim jubilar e mbështeti projekti FMG, i cili ishte përkrahës i përhershëm i AKS-së, duke sjellë ekspert, edituar materiale promovuese, dhe duke lobuar për qasje të AKS në rrjedhat evropiane të standardizimit. Për këtë takim ishte përgatitur edhe Katalogu i standardeve SK 2016/17 dhe materiale tjera për pjesëmarrësit.

14 Oct 2016